Life StyleTë fundit

Këshillë nga ekspertët! Ja se çfarë duhet të bëni rregullisht për të nxitur rritjen e shëndetshme të flokëve

Ka shumë këshilla dhe truke kur bëhet fjalë për kujdesin e flokëve. Por jo të gjitha funksionojnë ose janë të dobishme për ju. Megjithëse disa prej tyre mund të jenë transmetuar nëpër breza ose të tjera i keni zbuluar së fundmi në TikTok, ajo që është e sigurt është se kërkimi për udhëzime është gjithmonë një ide e mirë.

Prandaj, ekspertët e flokëve nga “CLOUD NINE” kanë se çfarë duhet të bëni rregullisht për të promovuar rritjen e shëndetshme të flokëve.

Përdorimi i një këllëfi jastëku prej mëndafshi – E VËRTETË

Një këllëf jastëku mëndafshi ka më pak gjasa se pambuku të thithë lagështinë, kremrat dhe vajrat nga flokët tuaj, duke i lejuar produktet tuaja të bëjnë magjinë e tyre gjatë gjumit. Kjo i mban flokët të hidratuar gjatë gjithë natës për të nxitur rritjen e flokëve.

Shampoja ngadalëson rritjen e flokëve – JO E VËRTETË

Komuniteti #nopoomovement beson se shampoja rrit rënien dhe pengon rritjen e flokëve.

Ekspertët në “CLOUD NINE” komentojnë: “Kjo teori është, në fakt, e pavërtetë. Përdorimi i shampos ndihmon në pastrimin e grumbullimit të produkteve të flokëve dhe sebumit të tepërt, duke e lënë lëkurën e kokës të pastër. Shampot që përmbajnë vitamina, vajra dhe minerale të dobishme mund të stimulojnë folikulat e flokëve për të nxitur rritjen e mëtejshme.”

Fërkimi i thonjve së bashku – E VËRTETË

E habitshme por e vërtetë, akti i fërkimit të thonjve me njëri-tjetrin stimulon rrjedhjen e gjakut dhe oksigjenin në lëkurën e kokës për shkak të lidhjes së nervave poshtë shtratit të thonjve me lëkurën e kokës. Bërja e kësaj për 5-10 minuta çdo ditë mund të ndihmojë në ringjalljen e folikulave të fjetura të flokëve, duke nxitur rritjen.

 

Fraksion.com