AktualitetEkonomiTë fundit

Fibank sponsorizon Bashkinë Pustec me qëllim nxitjen e turizmit në këtë zonë

Fibank mbështet vazhdimisht objektivat e zhvillimit social në vend përmes projekteve që sjellin vlerë të shtuar afatgjatë. Një prej ketyre iniciativave është rikonstruksioni i një varke ne pronësi të bashkisë Pustec. Kjo varkë përdoret në liqenin e Prespës, një vend shumë i bukur dhe interesant ku ka shumë hapësirë për rritjen e turizmit.

Bashkia Pustec është pjesë e qarkut të Korçës dhe ndodhet në Parkun Kombëtar të Prespës në anë të liqenit të Prespës, një liqen i bukur i ndarë midis tre vendeve Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Greqi.

“Personalisht, më pëlqen kjo zonë për bukurinë e saj natyrore dhe lidhjet me disa fakte historike. – thotë CEO i Fibank Bozhidar Todorov.

Liqeni i Prespës së Madhe dhe ishulli i Maligradit me shpellat dhe shkëmbinjtë e tij, plazhet ranore dhe shkëmbore dhe veçanërisht kisha e famshme e Shën Mërisë, një monument kulturor i ndërtuar në vitin 1369, e bëjnë atë një atraksion turistik shumë të veçantë. Pikturat unike të afreskeve të vjetra si dhe mbetjet arkeologjike dëshmojnë vendbanime shumë të hershme në këte ishull.”

 

Fibank sponsorizon Bashkinë Pustec me qëllim nxitjen e turizmit në këtë zonë

 

foto galeri

Fibank mbetet shumë e përkushtuar për të mbështetur këtë fushë dhe jo vetëm, duke pasur parasysh përgjegjësinë mjedisore të korporatave, potencialin e mirë për turizmin dhe faktin që nuk ka shumë zhvillime në këtë drejtim.

 

Fraksion.com