AktualitetTë fundit

Sulmi nga agjentët rusë në Gramsh, ministri i Mbrojtjes publikon fotografitë e ushtarëve: Mirënjohje! Sakrifikuan për të ruajtur objekt stragjik

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar lidhur me ngjarjen që ndodhi në uzinën e armëve në Gramsh, ku 2 rusë dhe 1 ukrainas sulmuan dy ushtarë shqiptarë me prej neuroparalizues.

Ministri Peleshi shprehu mbështetjen për dy ushtarët që u sulmuan nga rusët duke mbrojtur uzinën e ushtrisë.

Mirënjohje dy ushtarakëve tanë që sakrifikuan për të ruajtur një objekt strategjik siç është uzina e Gramshit. Bisedova me ta dhe u garantova mbështetjen e pakursyer timen dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Pranë dy ushtarakëve shkoi edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji. Shërim të shpejtë dy efektivëve tanë”, shprehet ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

 

Fraksion.com