Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh, policia gjen një makinë me targa ukrainase: Prej dy ditësh i vinin vërdallë uzinës me aparat dhe harta në dorë
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në uzinën e Armëve në Gramsh.
Raportohet se policia ka identifikuar një automjet me targa ukrainase AX 6200 IP, në afërsi të godinës, ku edhe ndodhi sulmi i shtetasve rusë ndaj ushtarakëve shqiptarë.
Sipas tij dyshohet se rrjeti i tyre është më i madh, por ende nuk është e qartë se kur ky automjet është futur në territorin e Shqipërisë, apo se kush është pronari i saj.
Ndërkohë për dy shtetasit rusë të dyshuar si agjentë sekretë ata thuhet se janë futur ilegalisht në Shqipëri.
Dëshmitarë okularë dhe banorëve të zonës, kanë rrëfyer se i kishin parë prej dy ditësh shtetasit rusë që silleshin vërdallë mureve të uzinës.
Dëshmitarët janë shprehur se dy shtetasit rusë nuk u janë dukur si turistë, por kanë pasur si synim të fotografonin brenda uzinës pasi kishin aparate fotografik dhe harta në duar.
Dëshmitarët okularë i thanë News24 se personi që u ndalua kishte pasaportë ruse dhe se ata mbanin harta dhe aparate fotografike me vete.
Por, sot pasdite të dy këta shtetas me aparate fotografike kishin hyrë nga muret e uzinës pa urdhër duke bërë foto. Ushtarakët që ruajnë perimetrin e uzinës i kishin parë këta dy persona dhe u kanë shkuar për t’u bërë ndalesën dhe shoqërimin e tyre.
Fraksion.com