AktualitetTë fundit

Arrestohen 2 rusët dhe ukrainasja që sulmuan ushtarët në Uzinën e armëve në Gramsh! Dyshohet se janë agjentë

Dy rusë dhe 1 ukrainase janë arrestuar nga policia pas sumit ndaj ushtarëve në Uzinën e armëve të Gramshit.

Burime  bëjnë me dije se dy kanë qëndruar në automjet dhe 1 është afruar në perimetrin e uzinës për të bërë fotografi. Ushtarët i janë afruar për të parë se përse ishte në bazën ushtarake. Ai i ka hedhur sprajt në fytyrë dhe është larguar me vrap. Shërbimet e policisë që ishin pranë vendit të ngjarjes i kanë arrestuar menjëherë.

Një shtetase ruse është identifikuar si Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe.

Ndërkohë një prej shtetasve rusë është Mikhail Zorin, 23 vjeç.

Gjatë marrjes në pyetje nga grupi i Antiterrorit, të ndaluarit kanë deklaruar se kanë ardhur në Shqipëri si turistë.

Atyre u janë sekuestruar pasaportat dhe sendet vetjake (aparate fotografikë dhe lëndë djegëse kimike), pasi u lëshua urdhër i ndalimit nga prokuroria.

Në çantën e Mikhail Zori është gjetur një aparaturë spiunazhi, ku në çipet e tyre janë zbuluar foto të uzinës ushtarake të Gramshit të kryer gjatë dy ditëve të fundit.

Dyshohet se janë agjentë të shërbimeve sekrete ruse që kanë rekrutuar dhe një ukrainas. Është sekuestruar nga policia sprajti, automjeti që përdorinin dhe aparati fotografik.

Pas kësaj grupin hetimor ka ngritur dyshimet se ata kanë ardhur me një mision sekret në uzinën Ushtarake të Gramshit.

 

Fraksion.com