Aksident pranë Kodrës së Diellit: Makina përplas 4 këmbësorë, dërgohen në spital
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në afërsi te “Kodra e Diellit”, ku një makinë me drejtuese një 29-vjeçare ka aksidentuar tre këmbësorë në trotuar.
Të plagosur kanë mbetur një 60 vjeçar, një 57 vjeçare, një 27 vjeçare, si dhe një fëmijë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve të spitalit Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Fraksion.com