AktualitetSportTë fundit

Trajneri i Manchester United: Ne kemi nevojë për lojtarë

Manchester United ka humbur ndeshje sërish këtë fundjavë. Kësaj radhe ka humbur ndaj Brentfordit me rezultat 4-0.

Menaxheri i ri i skuadrës, Erik ten Hag, pas humbjes nga Brentford ka kërkuar lojtarë cilësorë.

Ten Hag ka thënë se, “Ishte turp sot, ishte shumë e varfër. Ne kemi nevojë për standarde më të larta se këto, është e qartë”.

Ten Hag është shprehur i zhgënjyer nga ndeshjet, dhe dëshira e tij më e madhe qëndron që t’i bëjë ndryshimet sa më shpejt.

Për zgjidhjen, Ten Hag ishte i qartë Ne kemi nevojë për lojtarë të rinj dhe lojtarë cilësorë. Ne do të përpiqemi t’i bindim ata të bashkohen .

Portieri i skuadrës, David de Gea, e ka quajtur gjithashtu këtë ditë të tmerrshme.

De Gea ndjehet fajtor pas gabimeve të bëra në mbrojtje, të cilat shkaktuan edhe golat ndaj Manchester United, dhe kjo sipas tij, e ka bërë më të vështirë që ekipi ta vazhdojë lojën.

 

Fraksion.com