AktualitetTë fundit

“Shtëpi bari” në Holandë; Ministria e Mbrojtjes “ngrin” ushtarakun Ermal Dinoshi

Marrja me qira e një banesë në Holandë,  e përdorur më pas  nga persona të tjerë,  për të kultivuar kanabis,  i ka kushtuar shumë ushtarakut shqiptar Ermal Dinoshi, i trajnuar disa herë në Amerikë dhe Kanada.

Ministria e Mbrojtjes tha se ministri Mbrojtjes Niko Peleshi  ka urdhëruar nxjerrjen e tij në dispozicion.

Policia Ushtarake thotë Ministria e Mbrojtjes ka vijuar procedurat ligjore për këtë rast. E ka marrë në pyetje major Dinoshin për incidentin në Holandë.

Theksojmë se nuk mund të ofrojmë më shumë informacion momentalisht, duke respektuar kryerjen e veprimeve hetimore procedurale për personat nën hetim dhe statusin e tyre për aq kohë sa nuk përfunduar hetimi çështjes” thotë Ministria e Mbrojtjes në përgjigjen dhënë Top Channel.

Ministria e Mbrojtjes thekson se “ pas sigurimit të informacionit më të plotë dhe dokumentacionit të ardhur është propozuar pezullimi nga detyra e major Dinoshit, procedurë e cila është finalizuar  me daljen e urdhrit përkatës të Ministrit të Mbrojtjes”.

Ne thotë Ministria e Mbrojtjes do të jemi proaktivë në parandalimin dhe ndëshkimin e çdo rasti sado të izoluar për të mos prishur imazhin e Forcave të Armatosura brenda dhe ashtu jashtë vendit.

Major Ermal Dinoshi  i përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s, ishte vënë  nën hetim me  dyshim si i përfshirë në aktivitet kriminal.

Dinoshi, sipas të dhënave nga  policia e Holandës dyshohet se në bashkëpunim, me persona të tjerë ngritën një shtëpi për rritje kanabisi në qytetin Brunsum.

Ushtaraku Ermal Dinoshi u përfshi në këtë histori pasi duke përdorur  pasaportës së tij mori një shtëpi me qera nën mirbesim për një të afërm i cili më pas e përdori për rritje kanabisi.

 

 

Fraksion.com