Noizy thyen rekordin, ja kalon Ramës, Metës dhe Bashës! Ja çfarë ka ndodhur
Noizy ishte i përzgjedhuri i radhës nga artistët për të performuar mbrëmjen e kaluar në sheshin “Skënderbej”.
Edhe njëherë ai vërtetoi se është “reperi më i kërkuar në shqiptari”.
Ditën e djeshme 30 vjeçari ka mbledhur më shumë se 80 mijë njerëz në shesh në një koncert madhështor ku këndoi të gjitha hitet e tij më të njohura.
Në videot që ka shpërndarë sot nga ai vetë dhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, kuptohet që ishte një shifër rekord, duke tejkaluar çdo miting tjetër të mbajtur për fushatën zgjedhore gjatë këtij muaji.
Por ka qenë vetë drejtoresha e Bashkisë ajo që i ka dhënë shifrën e saktë reperit në mesazh. “Mund të them pa frikë 100.000 persona”, ka shkruar ajo. Kjo e ka bërë Noizyn të ndihet krenar ndaj edhe e ka postuar bisedën për ta ndarë edhe me ndjekësit e tij.
Tashmë Noizy ka mundur politikanët shqiptarë Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën, të cilët nuk arritën ti mblidhnin dot kaq persona. Noizy mbetet kështu reperi më i mirë shqiptarë sa i përket pjesëmarrjes së fansave në festivalet e tij. Bashkë me Noizy ka qenë edhe pjesa tjetër e grupit OTR si Çiljeta, Varrosi, Kleisi, etj.
Fraksion.com