AktualitetLife StyleTë fundit

Ndërpritet energjia në koncertin e Noizy-t; OSHEE: Ra automati nga pajisjet brenda regjisë

OSHEE ka sqaruar lajmet që kanë qarkulluar për ndërprerje të energjisë elektrike gjatë koncertit të Noizyt në Sheshin ‘Nënë Tereza’ duke bërë me dije se ra automati.

“Shkaku nuk ishte rrjeti ynë elektrik, por nga pajisjet brenda regjisë, të cilat menaxhohet nga organizatorët. Ngarkesa e madhe e pajisjeve në koncert solli rënien e automatit, duke sjellë stakim të ndriçimit të një pjese të skenës, e cila menaxhohej nga organizatorët privatë”, njoftoi OSHEE.

Ndër të tjera sqaron se fiderat që furnizojnë rrjetin e shpërndarjes kanë qenë të gjitha në punë dhe kabinat me tension.

Njoftimi i OSHEE:

Nisur nga lajmi “për ndërprerje të energjisë” gjatë koncertit të artistit Rigels Rajku (Noizy), OSSH sqaron se shkaku nuk ishte rrjeti ynë elektrik, por nga pajisjet brenda regjisë, të cilat menaxhohet nga organizatorët.

Ngarkesa e madhe e pajisjeve në koncert solli rënien e automatit, duke sjellë stakim të ndriçimit të një pjese të skenës, e cila menaxhohej nga organizatorët privatë.

Nga verifkimi i kryer, fiderat që furnizojnë rrjetin e shpërndarjes kanë qenë të gjitha në punë dhe kabinat me tension.

Theksojmë se NUK ka patur në asnjë moment ndërprerje të energjisë nga rrjeti ynë elektrik.

Faleminderit

 

Fraksion.com