AktualitetKosovaTë fundit

Ministri e konfirmon që bëri këshilltar burrin e koleges së tij në Qeveri

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi e ka pranuar se e ka emëruar si këshilltar, Alban Krasniqin, bashkëshortin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se bashkëshorti i Haxhiut do të shërbejë si këshilltar i jashtëm politik i tij, ndërsa tha se për këtë ndjehet i nderuar. Ai theksoi se Alban Krasniqi do të punojë pa pagesë.

“Alban Krasniqi i bashkohet ekipit tim, si këshilltar i jashtëm politik, përvoja e tij në qeverisjen lokale është tejet e dobishme dhe për këtë arsyje ndihem i nderuam që ai është tashmë pjesë e ekipit tonë duke dhënë këtë kontribut pro bono (pa pagesë), pra pa ndikuar në buxhetin e shtetit”, shkroi ministri i MAPL.

Më 5 gusht të këtij viti, Alban Krasniqi, bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu është emëruar këshilltar i jashtëm politik i ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Në pikën 3 të vendimit, thuhet se mandati i Krasniqit tek MAPL zgjatë deri sa të pushojë mandati i ministrit aktual./Express

 

Fraksion.com