Kineasti Kristaq Dhamo, shuhet në moshën 89-vjeçare në SHBA
Shuhet kineasti i njohur Kristaq Dhamo në moshën 89-vjeçare. Artisti i cili ka realizuar filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë, 64 vite më parë “Tanën” u shua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e konfirmon regjisori Joni Shanaj, i cili shkruan se Dhamo u shua pranë dy vajzave dhe bashkëshortes së tij, arkeologes Dhorka Dhamo.
Kristaq Dhamo lindi më 20 Pril 1933 në Fier, Shqipëri. Mbaroi studimet në Institutin e Lartë kinematografik në Budapest, Hungari.
Fillon të punojnë në Film Studio-“Shqipëria e Re”, ku realizohet filmi “Tana” më 1958. Për shumë vite ai ka qenë drejtor artistik në Film Studio. Dhamo ka dhënë një ndihmë të çmuar në përgatitjen e studentëve të rinj të kinematografisë, me organizimin e disa kurseve profesionale.
Në 1979 i është dhënë titulli “Artist merituar” dhe në vitin 1987 është nderuar me titullin “Artist i Popullit”. Në festivalin e XI-të i filmit shqiptar 2000 është nderuar me çmimin e karrierës.
Regji
Botë e padukshme (1987)
Vendimi (1984)
Qortimet e vjeshtës (1982)
Nga mesi i errësirës (1978)
Brazdat (1973)
Mëngjeze lufte (1971)
Miqësi revolucionare (1967)
Ata nuk vdesin (1966)
Vitet e para (1965)
Detyrë e posaçme (1963)
Ansambli i këngëve dhe valleve (1960)
Fortuna (1959)
Ne u dashuruam me Shqipërinë (1959)
Tana (1958)
Skenare
Botë e padukshme (1987)
Qortimet e vjeshtës (1982)
Vitet e para (1965)
Ansambli i këngëve dhe valleve (1960)
Tana (1958)
Fraksion.com