“Si në Himarë?!’, skafi kalon zonën e kufizuar në plazhin e Potamit! Bllokohet mjeti lundrues, gjobitet pronari
Ndëshkojet pronari i një mjeti lundrues që rrezikoi jetën e pushuesve duke lëvizur me skaf në plazhin e Potamit përtej zonës së kufizuar. 200 mijë lekë gjobë dhe bllokim mjeti lundrues për 5 ditë.
Pas pamjeve që u publikuan në rrjete sociale, Policia njofton se është bërë bërë vetifikimi i rastit edhe është shoqëruar mjeti lundrues, në Portin e Himarës.
Pikërisht në zonën ku u filmua mjeti lundrues që nuk kishte respektuar zonën e kufizuar, ndodhi tragjedia ku humbi jetën7-vjeçarja Jonada Avdia pasi u përplas për vdekje nga gomonia e drejtuar nga komisari Arjan Tase.
E mitura Joanda Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Drejtuesi i gomones ishte shefi i policimit në komunitet në Elbasan, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.
Fraksion.com