Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Kuçovë
Një 45-vjeçar është plagosur me armë zjarri këtë të shtunë në qytetin e Kuçovës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në lagjen “1 Maji”.
I plagosuri, Admir Bejdo është transportuar nga kalimtarë të rastit për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjeksore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
Fraksion.com