‘E paprecedentë’, politologia: Kontrolli i FBI ndaj Trump-it ka shokuar amerikanët
Politologia Besa Sharrah thotë se kontrolli i FBI-së në rezidencën e Donald Trump, është diçka e papracadentë, që nuk i ka ndodhur më parë një presidenti amerikan.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Sharrah u shpreh se amerikanët janë ende të tronditur, teksa shtoi se ende ka gjëra të paqarta.
“E para dhe më e rëndësishmja është që kjo është e paprecedentë, e pandodhur më parë ndaj një presidenti amerikan. Mendoj se amerikanët ende nuk janë rikuperuar nga shoku i një ndodhie të tillë. Jemi duke parë dhe kuptuar se mbi çfarë baze po bëhet ky kërkim.
Ka ende shumë gjëra që nuk janë të qarta, në kuptimin a u deklasifikuan dokumentet dhe pastaj presidenti Trump i mori, apo realisht ishin dokumente me siguri më të lartë. Janë ende gjëra që nuk po i kuptojmë pasi ka ende aoma tepët çoroditje nga fakti që kjo gjë ndodhi”, theksoi politologia.
Gjykata në SHBA ka vendosur të bëhet publik mandati i kontrollit të banesës së ish-presidentit Donald Trump në Mar A Lago, Florida
Gjatë kontrollit u arrit të sekuestroheshin 11 dosje me dokumente të klasifikuara, ku 4 prej tyre kishin shenjën “Top Secret”.
Mandati i kontrollit ka identifikuar 3 krime federale të mundshme, për të cilat u kërkua kontrolli i banesës. Më i rëndi prej tyre është akuza për spiunazh. Akuzat e tjera kanë të bëjnë me pengim të drejtësisë dhe zotërim i paligjshëm i materialeve qeveritare.
Fraksion.com