AktualitetTë fundit

Vrasja me thikë në Maliq, shkak u bënë qentë e autorit

Goditja e qenve roje të bashkëfshatarit të tij i ka kushtuar jetën 60-vjeçarit, Nesti Sotiri i cili humbi jetën mbrëmjen e së hënës pas goditjeve me thikë nga fqinji i tij, Velo Hazizllari tashmë i arrestuar nga policia.

Ky version është ngritur nga fqinjë e të afërm të dy bashkëfshatarëve.

Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se edhe më herët viktima dhe autori janë konfliktuar dhe më parë.

Kunati i viktimës, ka treguar dinamikën e krimit, që sipas tij erdhi si pasojë e qenve që ruanin stallën e përbashkët ku kishin bagëtitë viktima dhe autori.  Trupi i pajetë i 60-vjeçarit, Nesti Sotiri ndodhet ende në morgun e spitalit të Korçës ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Sakaq disa efektivë të policisë së Korçës kanë marrë në ruajtje shtëpinë e autorit, Velo Hazizllari për të parandaluar një konflikt të mundshëm midis familjeve./Tv Klan

 

Fraksion.com