Tragjike në Shkodër: Xhaxhai vret aksidentalisht me çifte nipin 10-vjeçar
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Shamrisht të Shkodrës. Xhaxhai 68-vjeçar Vlash Jakaj ka vrarë aksidentalisht me çifte nipin e tij B.Jakaj afërsisht 10 vjeç.
Sipas policisë në momentin që ndodhi ngjarja 68-vjeçari ka qenë duke pastruar armën e cila është shkrepur.
Nga e shtëna ka mbetur i plagosur edhe vetë Vlash Jakaj në dorë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.08.2022, rreth orës 21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.
Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J. jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Fraksion.com