Rrezikojnë të mbyten në Spille, çifti nga Tropoja me fëmijën e mitur: Shpëtohen nga vrojtuesit
Një çift nga Tropoja së bashku me djalin e tyre 4-vjeç kanë rrezikuar mbytjen ditën e sotme në plazhin e Spillesë, në Kavajë.
Sipas News 24 familja tropojane ka hyrë brenda në det dhe si pasojë e dallgëve të mëdha nuk kanë mundur të dalin që aty.
Vrojtuesi Rodrik Martiri e ka parë me dylbi që çifti po bënte me duar për të kërkuar ndihmë dhe ka vrapuar me gjithë kolegun tjetër Festim Sula që t’i shkojnë në ndihmë çiftit dhe më pas e kanë nxjerrë në breg me një varkë që ishte aty.
Fraksion.com