AktualitetPolitikëTë fundit

Rama shkarkon Çuçin, ikën zv.ministrja e Mjedisit dhe Turizmit

Është shkarkuar nga detyra zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave me propozimin e kryeministrit, Edi Rama.

Në fletoren zyrtare u botua lëvizja e papritur në dikasterin që drejton Mirela Kumbaro.

“Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe të  pikës  2,  të  nenit  6,  të  ligjit  nr.  9000,  datë 30.1.2003,  “Për  organizimin  dhe  funksionimin  e Këshillit  të  Ministrave”,  me  propozimin  e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Znj.  Ornela  Çuçi,  zëvendësministër  i  Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

 

Fraksion.com