Pse duhet të ecni dy minuta pas çdo vakti
Një shëtitje e shkurtër pas një vakti mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak dhe rrezikun për diabet të tipit 2, sipas studimeve. Ecja duhet të fillojë 60 – 90 minuta pas një vakti, kur nivelet e sheqerit në gjak arrijnë kulmin, duke i lejuar muskujt të thithin karbohidratet nga ushqimi, thonë ekspertët.
Ata shtojnë se njerëzit duhet të bëjnë një shëtitje 15 minutëshe por edhe “mini-shëtitjet” prej dy deri në pesë minuta ofrojnë disa përfitime. Studiuesit irlandezë analizuan 7 studime ku krahasuan efektin e qëndrimit ulur me ecjen në masat e shëndetit të zemrës, duke përfshirë insulinën dhe nivelet e sheqerit në gjak.
Ata zbuluan se ecja e lehtë pas një vakti kishte një ndikim të rëndësishëm në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak. Asnjë nga pjesëmarrësit në pesë studimet nuk kishte prediabet ose diabet të tipit 2. Dy studimet e tjera përfshinin njerëz me diabet.
Studiuesit u kërkuan pjesëmarrësve të qëndronin në këmbë ose të ecnin për dy deri në pesë minuta çdo 20 deri në 30 minuta gjatë një dite. Të gjithë studimet treguan se vetëm disa minuta ecje pas një vakti ishin të mjaftueshme për të përmirësuar ndjeshëm nivelet e sheqerit në gjak në krahasim me ata që ishin ulur.
Edhe qëndrimi në këmbë ndihmoi në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, por jo aq sa ecja e lehtë. Kjo është për shkak se ecja e lehtë kërkon angazhim më aktiv të muskujve sesa qëndrimi në këmbë dhe përdor glukozën në qarkullimin e gjakut, shkruan abcnews.al.
Sipas Aidan Buffey, autori kryesor i rishikimit, një shëtitje prej 2-3 minutash është më praktike gjatë një dite pune. Njerëzit “nuk do të ngrihen dhe do të vrapojnë nëpër korridor ose do të vrapojnë nëpër zyrë,” tha ai, por ata mund të shkojnë të marrin kafe apo edhe të bëjnë një shëtitje nëpër korridor.
Fraksion.com