Pas sherrit me bashkëshorten dhe fëmijët, nuk përmbahet 50-vjeçari në Vlorë, qëllon me armë në ajër
Një 50-vjeçar ka përdorur armën e zjarrit në Vlorë, pas një konflikti që pati me bashkëshorten dhe fëmijët.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk pati të lënduar, pasi V.H. qëlloi në ajër, ndërsa u largua menjëherë nga banesa. Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 21:45, në fshatin Kaninë, Vlorë, dyshohet se shtetasi V. H., rreth 50 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit, në banesë, me bashkëshorten e tij, shtetasen L. H, dhe dy fëmijët e mitur, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Fraksion.com