“Blejnë energji çdo 2 ditë”; Berisha: Në Shqipëri nafta të shitet me 3-fishin e çmimit të bursës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një bisedë me ekspertë të energjisë elektrike dhe hidrokarbureve.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se, Rama e përdor energjinë si një mjet terrori ndaj shqiptarëve.
“Nafta është bërë një ‘shpatë demokleu’ në qafën e shqiptarëve. Energjia po keqpërdoret, jo vetëm në një skemë të papërmbajtur vjedhjeje, nafta dhe energjia elektrike. Nuk ka logjikë në botë që të pranojë që në Shqipëri nafta të shitet me 3-fishin e çmimit të bursës, ndërkohë më përpara është shitur me dyfishin e çmimit. Sot ajo shitet 3 pikë sa herë më shumë”, tha Berisha.
“Nuk ka logjikë ekonomike që të pretendohet se, do të ndërpresim energjinë, në vitet më të lagëta të vendit, që 99.9 % të energjisë elektrike e ka nga uji. Të vendit që ka prodhuar falë burimeve të reja, 9 terravat nga 7 që konsumon në total. Rritja e çmimit për bizneset, shkatërrimtare”, theksoi Berisha.
“Dalja në treg e sektorit energjetik shqiptar është kryekëput e bazuar në vjedhje. Shqiptarët duhet ta dinë se kjo qeveri, me dokumente, ka blerë energji me 250 euro megavatin, në një kohë kur në bursë shitej me 80-82 euro. Duhet ta dinë se blejnë energji me 520 euro, kur në bursë shitet me 410 euro. Blejnë energji çdo 2 ditë dhe nuk bëjnë një tender dhe një kryeministër që terrorizon qytetarët dhe u thotë se, po nuk u gjet energji në treg do e ndërpresim. Do e ndërpresë dhe do thotë nuk u gjet. E konsideron si mjet terrori”, u shpreh Berisha.
Fraksion.com