AktualitetTë fundit

48-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në pemë: Jetonte në mjerim, i kishin prerë edhe energjinë elektrike

Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës në Përrenjas në kushte të rënduara psikologjike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrajcë, në lagjen Krastë kur Fatos Çollaku është gjetur i varur në një pemë afër shtëpisë.

Ai jetonte në kushte tepër të vështira ekonomike dhe prej disa muajsh familjes së tij i kishin ndërprerë dhe energjinë elektrike pasi nuk kishte paguar.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Prej muajsh familja e tij nuk kishte energji elektrike, pasi ia kishin prerë për shkak të mos pagesës. 48-vjeçari jetonte bashkë me motrën, me ndihmat e banorëve të fshatit.

Policia ka kryer veprimet hetimore në vendngjarje, për rrethanat e plota të ngjarjes. Ndërkohë që trupi i tij gjendet në morgun e Elbasanit, ku akoma nuk është paraqitur mjeku ligjor për ekspertizën ligjore për të përcaktuar shkaqet, në fshat është përcaktuar varrimi tij në orën 17:00.

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com