“Ndryshon akuza”; Arjan Tase përdorte edhe për trafik droge gomonen me të cilë vrau 7-vjeçaren në plazhin e Potamit
2 ditë pas ngjarjes tragjike, Prokuroria e Vlorës ka ndryshuar akuzën për Arjan Tasen, drejtuesin e gomones që vrau 7-vjeçaren në plazhin e Potamit. Mësohet se ndaj tij rëndon akuza për “vrasje me dashje” dhe jo “vrasje nga pakujdesia”, që ishte akuzuar më herët. Që do të thotë se me akuzën e re të ngritur nga organi i akuzës, Tase rrezikon nga 10-20 vite burg, e jo gjobë-5 vite burg siç ishte raportuar më herët.
Në dosje janë regjistruar dëshmitë e 3 qytetarëve të cilët kanë treguar me detaje se si ka ndodhur ngjarja.
Nga ana tjetër, situata rëndohet pasi dyshimet e hetuesve të Prokurorisë së Vlorës dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore janë se Arjan Tase mund të ketë lidhje me trafikun e drogës dhe organizata kriminale që ushtrojnë aktivitetin e tyre në trafikun e narkotikëve. Madje, dyshimet e hetuesve shkojnë më tej, në përdorimin e të njëjtit gomonia që goditi 7-vjeçaren, për këtë aktivitet të jashtëligjshëm. Mjeti është zyrtarisht në pronësi të kushëririt të Arjan Tases, Adhurim Kushit, si pjesë e një biznesi që merrej me dhënien me qira të mjeteve lundruese.
Megjithatë, Prokuroria Vlorë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po verifikojnë e lidhjet e tyre, pasi besohet se ish-oficeri qëndron pas aktivitetit. Kjo nuk është hera e parë që Tase dyshohet si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Përpara dy vitesh, në kohën kur ishte Shef i Komisariatit të Himarës, ai u arrestua nga policia e Vlorës për lejimin e kultivimit të parcelave me kanabis me një grup tjetër prej 39 personash.
Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se në datën 03 mars 2020 në kontrollin e monitoromin ajror nga Guardia di Finanza në territorin që mbulonte si shef komisariati Arjan Tase janë konstatuar 6690 rrënjë kanabis në Vranisht të bashkisë Himarë. Me vendim të Gjykatës Vlorë nr. 299 date 13.12.2020 është caktuar mase sigurimi personal për Tasen, “Pezullim te ushtrimit të një detyre ose shërbimi publik”. Bazuar ne vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë nr. 60 date 06.01.2021, e cila ka ndryshuar statusin e këtij punonjësi nga pezullim të ushtrimit publik në detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore Vlorë. Bazuar ne këtë vendim në datën 18 janar 2021 është ndërprerë pezullimi disiplinor i tij. Po kështu, çështja është pushuar vetëm për këtë punonjës nga prokurori, ndaj ishte rikthyer përsëri në punë.
Arjan Tase akuzohet për “vrasje nga pakujdesia” për ngjarjen e së martës në Potam. Ai nuk është më pjesë e strukturës blu, pas përjashtimit nga kryepolici Gledis Nano, menjëherë pas ngjarjes së rëndë. Ngjarja provokoi shkakrimin zinxhirë të të gjithë Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Vlorë, të cilët nuk ndoqën urdhërat e policisë për survejimin e brigjeve për mjetet lundruese dhe kontrollin e tyre sipas ligjit.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë (2 gusht) në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga një gomonja me drejtues policin Arjan Tase, teksa ajo po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë shtetit me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime.
Fraksion.com