AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha në familjen e 7-vjeçares që humbi jetën tragjikisht në Himarë: Krimi horror u krye nga një njeri i qeverisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet këtë paradite në banesën e vogëlushes që humbi jetën tragjikisht në Himarë, pasi u përplas nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Një ditë pas përcjelljes për në banesën e fundit të 7-vjeçares, Berisha ka shkuar pranë familjes për të shprehur ngushëllimet për këtë fatkeqësi të rëndë që kaploi familjen Avdia.

Në një komunikim për mediat Berisha tha: I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes. erdha si qytetar. Jonada humbi jetën në një krim horror dhe është një ngjarje që ka tronditur thellë çdo shqiptar. Si krim i shëmtuar, duhet të ishe një individ si ai që e kreu se kurrë nuk mund të ndodhte një akt i tillë.

Është jashtë përfytyrimit për një qytetar të thjeshtë, por në fakt ky akt u krye nga një njeri i qeverisë. U krye me një mjet monstruoz krimi, si skafi me 600 kuaj fuqi motor. Ku akt u krye në distancën më të afërt me rërën, në prani të qindra fëmijëve e pushuesve të tjerë. Në këtë aspekt komisari nuk është gjë tjetër vetëm një xhelat. Është një dëshmi e një shteti të mbushur me të tillë, ju i keni vetë rastet. Edi Rama flet në mënyre të përçart.

Më tej Berisha tha se kryeministri Edi Rama duhet të shkarkojë me urgjencë ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.

 

Fraksion.com