Aksident tragjik në Rogozhinë, kush është drejtuesi i “Benz-it” që humbi jetën
Një aksident tragjik ka ndodhur sot rreth mesditës në aksin Kavajë-Elbasan te vendi i quajtur ‘Bishti i Zhurit’ në Rrogozhinë.
Një mjet kamion me drejtues I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues Ndriçim Dervishi, rreth 32 vjeç.
Policia në njoftimin paraprake bëri më dije se dyshohej se bëhej fjalë për dy viktima, por sipas burimeve nga vendngjarja, bëhet fjalë për një të vdekur.
Aksidenti ndodhi paraditen e sotme, ku mjeti me të cilin po udhëtonte i riu, është përplasur me një kamion.
Fraksion.com