“Tenderi Milot-Fier me 22 mln euro km”, Berisha: Kur vjedh kryeministri korrupsioni kthehet në sistem
Kreu i PD, Sali Berisha, në një takim me ekspertë, sipërmarrës dhe qytetarë në Vlorë është shprehur se është shteti ai që duhet të bëjë gjithçka që turizmi të ketë sukses.
Berisha u ndal edhe tek tenderi për rrugën Milot-Fier, për të cilën u shpreh se ka vjedhje.
“I takon shtetit të bëjë gjithçka për suksesin e turizmit dhe nuk humbet. Programin e PD për turizmin ne do ta bëjmë së bashku. Del tani shpall tenderin pasi na kishte thënë. Korridorin blu e bënte me 3 D dhe tani kthehet në rrugën e zakonshme dhe hap tenderin Milot Fier me 22 mln euro km. Autosdrada Levan-Vlorë është rruga më e gjerë e ndërtuar me 2.3 mln euro për km dhe ka dy ura shumë të gjata mbi Vjosë. Ky vjedh , ndaj nuk rriten rrogat dhe rritet vetëm borxhi. Njerëzit ikin. Nga duhet ta fillojë? Nëse më pyesni mua një faktor është vota, vota e lirë. Nëse na ka munguar në histori ajo ka qenë vota. Joe Biden sot president i SHBA, në vitin 2004, tha: Shqipëria është vend i mrekullueshëm por ka një problem të madh, ata nuk votojnë të lirë. Ajo deklaratë na shërbeu kundër Fatos Nanos. Ne duhet ta fillojmë me votën dhe nuk duhet kurrë të heqim përgjegjësinë për votën. Shteti ligjor funksionon vetëm nëse del nga vota e lirë. Ne do të bëjmë një luftë të madhe pa kompromis kundër vjedhjes së qytetarëve shqiptare .
Fraksion.com