AktualitetTë fundit

U zhduk 9 ditë më parë, gjendet nëna e dy fëmijëve

9 ditë pasi u largua nga banesa pa asnjë gjurmë, gjendet 30-vjeçarja nga Durrësi nënë e dy fëmijëve. E reja ishte marrë peng nga një 32-vjeçar i identifikuar si Marius Musaku, nga Lushnja.

Pas gjetjes nga ana e uniformave blu të Durrësit, 30-vjeçarja ka rrëfyer se gjatë këtyre ditëve ajo është mbajtur forcërisht në një banesë në zonën e ish-kënetës.

Më tej e reja me iniciale E.D ka deklaruar se 32-vjeçari nga Lushnja pasi e ka mbyllur atë në këtë banesë që shihni në pamje, e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.

Ndërkohë i marrë në pyetje nga grupi hetimit vetë autori, Marius Musaku ka deklaruar se 30-vjeçarja nuk është marrë forcërisht por me dëshirën e saj.

32-vjeçari nuk është një emër i panjohur për policinë pasi dhe në 2018 ai është dënuar për ‘heqje të paligjshme të lirisë’ pasi mori peng për 24 orë ish gruan e tij.

 

Fraksion.com