‘Turizëm që të merr jetën’, Nard Ndoka, për tragjedinë në Himarë: Zot na ruaj! Dil nga vila qeveritare o kryeministër
Deputeti Nard Ndoka, ka reaguar për tragjedinë e Himarës ku humbi jetën e mitura 7-vjeçare. Ndoka thotë se turizmi po merr jetë dhe se kryeministri duhet të dalë nga vila e tij qeveritare.
“Turizëm që të merr jetën!
Zot na ruaj!
Roje bregdetare sipas ligjit, jo! Hapësira për plazh publik sipas ligjit, jo!
Shërbim të urgjencës në plazhe, jo! Kontroll të cilësisë dhe sigurisë ushqimore, jo!
Kontroll dhe survejim policor, jo!
Nuk mjaftojnë vetëm këto, por të vrasin në breg, të vrasin në ujë, madje sot na vrau vetë shteti!
Zot na ruaj!
Dil nga vila qeveritare o KM, qytetarët të paguajnë për rregull e siguri, për ligj e garanci.
Reago o njeri! Greqia po i paguan shtetasit e vet për të kaluar pushimet, ti të paktën mos i vrit nga indiferenca, arroganca dhe harbutëria e çdo qelize të shtetit tënd të pjerdhur!’- shkruan Ndoka.
Fraksion.com