AktualitetTë fundit

Presidenti Begaj dekreton gjeneral Arben Kingji, Shef të Shtabit të Përgjithshëm të FA

Komandati i Forcës Tokësore, Arben Kingji është Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, që do të zëvendësojë në detyrë Bajram Begajn, tashmë president.

Emri i tij është propozuar nga kryeministri Edi Rama dhe u dekretua sot nga kreu i shtetit Bajram Begaj.

Kush është Arben Kingji?

Gjeneralbrigade Arben Kingji mbante detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore. Gjeneralbrigade Arben Kingji ka drejtuar deri më sot Forcën Tokësore të FA dhe më herët ka mbajtur detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjeneralbrigade Arben Kingji ka ushtruar edhe detyra të tjera si ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Rumani. Me herët ai ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake. Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë.

Gjeneralbrigade Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të kontingjentit në disa misione në Afganistan e Irak. Në vitin 2016 ai përfundoi edhe studimet për drejtësi në Winsdom University. Për kontributet e tij në Forcat e Armatosura, gjeneralbrigade Arben Kingji është nderuar me disa medalje. Ai mban edhe medaljen e Artë të Shqiponjës, dhënë nga Presidenti i Republikës.

 

Fraksion.com