AktualitetTë fundit

I vrau vajzën me skaf, momenti kur babai i vërsulet policit dhe bie në gjunjë

Këto 2 foto janë duke u shpërndarë në rrjetet sociale dhe i përkasin tragjedisë së Himarës.

Foto të trishta qarkullojnë në rrjetet sociale, ku shihet momenti kur babi i vazjës 7 vjeç që u përplas për vdekje nga skafi në Himarë, tenton të sulmojë Arjan Tasen, autorin e ngjarjes.

Por nuk ka mundur të qëndrojë në këmbë. Në një foto të dytë ai shihet i dëshpëruar, i gjunëzuar dhe me dy duar në kokë në bregdet.

Për ngjarjen e rëndë, dëshmitarët janë shprehur se drejtuesi i gomones, ka qëndruar indiferent,  por edhe i është kthyer ashpër prindërve të vajzës që humbi jetën.

Ndërkohë ngjarja e rëndë ndodhi në plazhin e Potamit në Himarë. Ishte ish-shefi i komisariatit të Himarës, Tase, që po kryente manovra të rrezikshme dhe me shpejtësi në breg të detit, duke shkaktuar këtë tragjedi që tronditi mbarë opinionin publik.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com