Life StyleTë fundit

Horoskopi mujor, gusht 2022

Ky është horoskopi  për muajin gusht 2022. Parashikim i yjeve se si dotë ecë për ju puna shëndeti dhe dashuria për secilën shenjë.

Dashi

Gjatë këtij muaji duhet patjetër të merrni masa strikte nëse nuk doni t’iu ndodhin të papritura. Çështjet e zemrës duhen menaxhuar me më shume përkujdes sepse çdo gabim i vogël mund të sjellë pasoja të mëdha për të ardhmen Gjithçka do ndryshoje pas datës 14. Ju beqarët, para se të hidhni hapa, duhet të dëgjoni edhe mendjen, jo vetëm zemrën. Gjendja shëndetësore herë pas here do kalojë vështirësi. Nuk do ndiheni në formën më të mirë të mundshme dhe kjo do ju mërzitë. Në planin financiar do ju duhet të merrni masa akoma më strikte që situata të mbetet e kënaqshme. Në punë do filloni t’i shihni gjërat më qartë pas një periudhe të mbushur me turbullira. Pyeteni shpeshherë veten se cilat janë gjërat që dëshironi t’iu ndodhin dhe mos i ndalni përpjekjet.

Demi

Këtë muaj do ju ndodhin vetëm gjëra pozitive sidomos në planin sentimental. Do merreni vesh mjaft mirë me atë që keni në krah dhe do jeni të pandashëm, për gjithçka do merreni vesh dhe nuk do mungojnë as çastet pasionante dhe emocionuese. Edhe ju beqarët duhet ta dëgjoni sa më shumë zemrën sepse ajo nuk do ju çojë në rrugë të gabuar. Gjendja shëndetësore do mbetet e mire. Nuk do keni aspak shqetësime, madje as nëse vuani nga sëmundje kronike. Buxhetin duhet ta keni me tepër nën kujdes dhe nuk duhet të jepni para hua sidomos deri në datën 20. Në punë duhet të bëni më shumë përpjekje për t’ia dalë sepse po fjetët gjumë nuk do mundohen të tjerët për ju. Për fat do i kuptoni shpejt këto gjëra dhe do merrni masa.

Binjakët

Gjatë fillimit të muajit duhet të përgatiteni për probleme dhe do ju nevojitet mbështetja e një të afërmi që kohët e fundit e keni lënë pas dore. Për ju të dashuruarit do jetë muaj i vështirë dhe i mbushur me mosmarrëveshje të njëpasnjëshme. Në pjesën më të madhe të kohë do jeni me nerva dhe mosmarrëveshjet nuk do kenë të ndalur. Nëse jeni beqarë duhet të përfitoni nga të gjitha ftesat, por nga ana tjetër duhet të kërkoni mendimin e miqve para se të vendosni. Shëndeti do ketë goxha shqetësime. Mund të ndieni dhimbje koke, djegie sysh dhe dhimbje shpine. Në planin financiar herë pas herë do gjendeni përballë vështirësive dhe do ju duhet të kërkoni ndihmë sa më pare. Në punë do keni ndryshime të menjëhershme që javën e parë. Do ndiheni krenarë për veten.

Gaforrja

Këtë muaj duhet të bëni kujdes me vendimet që do merrni dhe me ndjenjat e fshehura që mund të shkaktojnë konflikte të mëdha. Nëse jeni në një lidhje dhe nuk mundoheni t’i zgjidhni sa më pare problemet që keni pasur me partnerin tuaj gjithë këto kohë, gjërat do ndërlikohen më tepër. Ju beqarët do jeni të pafat në dashuri dhe sado që të mundoheni nuk do arrini të krijoni një lidhje. Shëndeti mund të ketë shqetësime të cilat do lidhen me gjumin dhe mungesën e vitaminave. Në planin financiar mund të mbeteni edhe pa para fare nëse shpenzoni pa kursim dhe nuk mendoni për të nesërmen që do vijë. Në punë do ju duhet të luftoni fort e madje të qëndroni edhe me orare të zgjatura në mënyrë që të arrini objektivat. Nuk do jetë e lehtë, por në fund do ja dilni.

Luani

Mos dilni nga realiteti gjatë këtij muaji sepse keni për të pasur pasoja të rënda. Për ju që keni një lidhje situata do jetë e ndërlikuar. Jo vetëm që do ndodhin debate, por do mungojë edhe pasioni. Duhet të bëni te pamundurën që ta ndryshoni situatën sa më parë nëse nuk doni të vijë fundi. Ju beqarët nuk duhet vetëm te shprehin dëshirat, por duhet edhe te veprojnë. Shëndeti do jetë më delikati këtë muaj dhe duhet të kujdeseni shumëfish që të mos bëheni akoma më keq. Kujdesuni edhe për ushqimin. Buxheti nuk do jetë i keq, por gjithsesi mos kryeni investime shumë të mëdha. Pas datës 15 situata do fillojë të normalizohet. Në punë pranoni të bashkëpunoni me kolegët që t’ia dilni mbanë. Vetëm nuk do arrini atje ku keni dëshiruar dhe do humbni kohë kot.

Virgjëresha

Këtë muaj do jeni shumë në ajër dhe ky do jetë një gabim. Nëse keni një lidhje gjeni edhe pak kohë për t’iu përkushtuar vetes sepse përndryshe partneri mund të shohë dikë tjetër. Ju beqarët do i keni mendimet shumë më të qarta dhe do dini kë dhe ku ta kërkoni personin e duhur. Data 15 do jetë me më shumë fat. Për shëndet më të mirë nuk do ju bënte keq pak aktivitet fizik, yoga apo not. Në planin financiar do keni më shumë fat pas datës 10. Falë disa hapave që do hidhni gjendja do ndryshojë përgjithmonë. Edhe në punë do keni arritje sepse do silleni si duhet dhe do hidhni kurdoherë hapat e duhura. Agresivitetin shmangeni për çdo lloj arsyeje.

Peshorja

Po nuk u treguat te matur dhe po u munduar të manipuloni keni për të pasur probleme serioze gjatë gjithë muajit. Nga ana tjetër mos e lini shumë pas dore partnerin sepse do e shkatërroni me dorën tuaj marrëdhënien që keni krijuar. Nëse doni që lidhja t’iu zgjatë duhet të bëni përpjekje, lëshime dhe kompromise. Partnerin vendoseni gjithmonë në plan të parë. Ju beqarët nuk do arrini dot t’i shfrytëzojnë mundësitë që do iu jepen dhe ka rrezik të mbeteni të vetmuar. Rezistenca fizike dhe ajo morale do jenë më të mira. Nuk do ndiheni aspak nervoze, do ushqeheni si duhet dhe nuk do keni më as shqetësime nga dhëmbët. Në planin financiar vetëm duke kursyer nga pak do mund t’ia dilni mbanë. Në punë do filloni projekte akoma më të mëdha dhe të vetëm do arrini suksesin.

Akrepi

Këtë muaj gjërat nuk do ju ecin ashtu si i keni menduar. Nuk do jeni aspak optimistë dhe nuk do bëni as përpjekjet e duhura për ndryshime. Me partnerin tuaj do keni keqkuptime dhe shpeshherë do debatoni keq me njëri-tjetrin. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni në kërkim të personit ideal, por pa ndihmën e miqve nuk do e gjeni dot atë. Bëni durim deri në ditën e fundit sepse asnjëherë nuk i duhet çfarë ndodh. Për shëndetin duhet të kujdeseni akoma më shumë sepse situata do rëndohet javë pas jave. Financat për fat do jene gjithë kohës të mbrojtura. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do i ndreqni ato menjëherë. Në pune do jeni të zotët dhe do i kaloni me lehtësi vështirësitë e pengesat. Po vazhduat kështu shumë shpejt do ngriheni në detyrë.

Shigjetari

Për fatin tuaj të mirë këtë muaj do ndodhin vetëm gjëra pozitive. Do e gjeni qetësinë dhe harmoninë që e keni ëndërruar përherë. Jeta juaj në çift do jetë perfekte. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin dhe nuk do i ndalni për asnjë çast surprizat ndaj njëri-tjetrit. Ju beqarët ka mundësi të rilidhin kontakte me disa miq të vjetër dhe tashme mund t’i shihni me një sy tjetër ata. Java e dyte dhe e tretë do jenë më interesantet. Shëndeti nuk do jetë i keq, por nuk do mundojnë problemet e vogla me alergjitë. Kujdesuni pak me tepër për veten. Financat do i keni nën kujdes gjatë gjithë kohës. Nuk do hidhni asnjë hap pa qenë të sigurte se çfarë mund të ndodhe më pas. Jeta profesionale do jetë shumë ë trazuar. Përveçse nuk do arrini rezultatet e ëndërruara mundet të keni edhe debate të forta me disa kolegë.

Bricjapi

Muaj shumë i ngrohtë do jetë ky për ju. Do kaloni javë të qeta e të mbushura me dashuri e emocione. Jeta sentimentale për ju që jeni në një lidhje ka për të qene shumë herë me e mirë sidomos pas datë 15. Mendoni të bëni edhe ndonjë udhëtim të shkurtër, për t’u qetësuar dhe për t’u frymëzuar. Ju beqarët mund të takoni personin e ëndrrave ne datën 24 ose 27. Edhe pse do prisni pak gjatë emocionet që do ndieni do ju bëjnë të harroni gjithçka. Shëndeti mund të ketë probleme të vogla sidomos për shkak të kapsllëkut. Financat do jenë më të qëndrueshme se më parë. Do jeni të kujdesshëm dhe do bëni ekonomi. Për punën perspektivat do jenë të mira dhe do hidhni vetëm hapa para.

Ujori

Këtë muaj duhet të dëgjoni edhe zemrën edhe arsyen sepse vetëm ashtu do gjeni ekuilibrin dhe gjërat do ju ecin mirë. Nëse nxitoheni, nëse tregoheni impulsivë dhe të palogjikshëm mund të keni tronditje. Ju të dashuruarit do përballeni shpesh me goxha probleme. Mire është që të ruani sa të mundni qetësinë, pasi nëse alarmoheni dhe e ngrini zërin vetëm sa do e përkeqësoni situatën. Nëse jeni beqarë do ndihen gati ta ndryshojnë statusin tuaj dhe do përfitoni nga propozimet që do merrni. Shëndeti herë pas here do ketë shqetësime. Nuk do keni mbrojtje të mirë imunitare dhe mund të prekeni nga virozat. Dietat shmangini sa më shumë. Financat do jenë të qëndrueshme, por mos prisni përmirësime. Në punë vërtet do përballeni me vështirësi e sfida të mëdha, por ato do ju bëjnë më të fortë dhe do arrini majat.

Peshqit

Plutoni dhe Saturni do e bëjnë shpesh të zymtë këtë muaj. Pas javës së parë do reflektoni pak më shumë, por sërish do futeni në probleme. Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë goxha konfliktuale. Do ndiheni herë pas here keq, por nuk do e frenoni veten e nuk do hapni rrugë. Ju beqarët do jeni luftarakë dhe do arrini ta bëni për vete personin që aq shumë e keni pëlqyer. Gjendja shëndetësore do jetë delikate sidomos dy javët e para. Do keni shqetësime nga shumë pjesë të trupit. Në planin financiar duhet të tentoni ta stabilizoni situatën edhe sikur të mos arrini rezultatet e pritura. Në pune nuk do i rezistoni dot tundimit dhe do bëni të pamundurën për ta fituar një pozicion. Deri në datën 18 do lodheni jashtë mase.

 

Fraksion.com