Himarë: Skafi i merr jetën një fëmije në plazhin e Potamit
Një fëmijë 5 vjeç ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga një skaf në Plazhin e Potamit në Himarë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 14:00. Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Arjan Tase, duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur fëmijën rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është vënë në prangat e Policisë.
Autori i dyshuar i ngjarjes, Arjan Tase mban gradën Komisar dhe ka detyrën Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.
Fëmija ishte bashkë me familjen për pushime. Mësohet nga burime se jetonin jashtë vendit dhe kishin ardhur për të kaluar disa ditë pushime.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
Fraksion.com