AktualitetTë fundit

Goditi për vdekje me skaf fëmijën 5-vjeç: Autori është Shefi i Seksionit të Policimit në Komunitet në Elbasan, më parë ish-drejtues i komisariati të Himarës

Drejtuesi i skafit që goditi për vdekje fëmijën 5 vjeç në plazhin e Potamit, është identifikuar si Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës, ndërsa aktualisht mban detyrën e shefit të policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ndërsa sipas dëshmisë së qytetarëve, mjeti ishte me shpejtësi të madhe dhe është parë të kryej manovra të rrezikshme.

Fëmija ndodhej në breg të detit, në një zonë të sigurtë, para syve të prindërve të tij.

Goditja ka qenë tepër e fortë, duke i marrë jetën në vend. Sakaq, policia ka arrestuar drejtuesin e mjeti, i cili mësohet se ka deklaruar se ka pasur një defekt në mjet.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Fraksion.com