Sulmi kibernetik, ministri i Mbrojtjes: Asnjë nga sistemet e MM dhe FA nuk është prekur
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se asnjë nga sistemet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, nuk është prekur dhe nuk ka ndaluar së funksionuari nga sulmi kibernetik ndaj portalave qeveritare.
“Jo në këtë rast. Në rastin e sulmit të fundit nuk kanë arritur të depërtojnë në sistemet tona të mbrojtës. Asnjë nga sistemet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe forcave të Armatosura, nuk është prekur dhe nuk ndaluar së funksionuari asnjë sekond. Nuk mund të zbardh detaje. Jemi të vetëdijshëm se sulem kibernetikë do të ketë edhe në të ardhmen”, tha Peleshi.
Fraksion.com