AktualitetPolitikëTë fundit

Rama uron ‘ditë të qetë’ me ‘shijen e jashtëzakonshme të mbrëmjes së djeshme të Tiranës’

Tirana festoi një ditë më parë 100-vjetorin e vendosjeve të marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në si dhe çeljen e negociatave, në një koncert madhështor i cili u mbajt në sheshin ‘Skënderbej’. Momentet e veçanta nga koncerti, i ka ndarë në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar një sërë fotosh.

‘Mirëmëngjes me shijen e jashtëzakonshme të mbrëmjes së djeshme të Tiranës, kryeqytetit europian të rinisë 2022, që festoi lidhjen 100 vjet më parë me Shtetet e Bashkuara dhe atë 10 ditë më parë me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të qetë.’- shkruan kreu i qeverisë.

Qindra qytetarë u mblodhën në sheshin Skënderbej për të ndjekur koncertin që organizoi kryeministri Edi Rama së bashku me Bashkinë e Tiranës, për të festuar 100-vjetorin e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA-në si dhe çeljen e negociatave. Festës iu bashkua edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila qëndroi pranë ministrave. Në këtë festë nuk mungoi transmetimi i mesazheve të presidentit të SHBA, Joe Biden për 100 vjetorin e marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë si dhe mesazhi i Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel për çeljen e negociatave.

Fraksion.com