AktualitetPolitikëTë fundit

Nuk u ftua në festimet e 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Berisha: Zonja Kim më nderoi, mbetën duke përqafuar njëri-tjetrin

Kreu i PD, Sali Berisha është pyetur sot në konferencën me gazetarët sesi u ndje që nuk ishte i ftuar në eventin e zhvilluar dje në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve mes SHBA dhe vendit tonë.

Berisha tha ftesa e munguar prej ambasadores Kim, e nderoi, ndërsa koncertin që u zhvillua në mbrëmje në shesh, e cilësoi si “funebër, ku mbetën duke përqafuar njëri-tjetrin duke u përpjekur si gaztor për të kompensuar braktisjen masive që kishte bërë administrata”.

Sali Berisha: Zonja Kim duke mos më ftuar më nderoi, kjo për faktin se ajo ka dhënë një me qëndrimet e saj ka dëmtuar bashkë me Ramën dhe mafien e Sorosit më shumë se kush tjetër perceptimin e shkëlqyer që shpatarët kanë pasur për SHBA.
U ndjeva i privilegjuar që nderova ngjarjen mes mirditorëve, shqiptarët më tradicionale të trojeve, dhe shprehem përshëndetjet dhe urimet më të mira në 100 vjetorin, në të cilin PD dhe Berisha kanë kontributet më të pakrahasueshme, historike në ato marrëdhënie.

 

 

Ky është qëndrimi im, por asgjë s’më lëkund mua besimin te SHBA  si vend i madh i lirisë, partneri më strategjik.

Më lejoni që të falënderoj ata qindra punonjës rrogëtar, që braktisën dhe e shndërruan atë në një koncert po thuajse funebër, ku mbetën duke përqafuar njëri-tjetrin duke u përpjekur si gaztor për të kompensuar braktisjen masive që kishte bërë administrata.

 

Fraksion.com