AktualitetPolitikëTë fundit

“Mos luaj me çmimin e energjisë!”, Berisha paralajmëron Ramën: Përndryshe organizojmë një nga revoltat më të fuqishme që ka parë ky vend

Kreu i PD-së Sali Berisha paralajmëron kryeministrin Edi Rama “të mos luajë me çmimin e energjisë” pasi përndryshe Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë do organizojë një nga revoltat më të fuqishme që ka parë ky vend. Në komunikimin e sotëm me gazetarët, Berisha u ndal gjatë te situata energjetike në vend, duke akuzuar qeverinë, KESH-in dhe kryeministrin Edi Rama për vjedhje.

Berisha ftoi qytetarët të përgatiten me të gjitha mundësitë ndaj këtij njeriu që është i aftë të bëjë gjithçka kundër tyre vetëm për të pasuruar veten.

“Nëse guxon të rritë çmimin e energjisë për konsumatorin, do përballet me revoltë. Ftoj qytetarët të përgatitemi me të gjitha mundësitë tona ndaj këtij njeriu që është i aftë të bëjë gjithçka kundër jush vetëm për të pasuruar veten, familjarët e tij, rrethin e tij të nomenklaturës së PS-së. Edi Rama mos luaj me çmimin e energjisë, përndryshe PD, Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë do organizojë një nga revoltat më të fuqishme që ka parë ky vend. Nuk mundet të vazhdohet. Po kalohet çdo lloj limit. Edhe tani po zbrazin digat. Ka zbritur në 281”, deklaroi Berisha.

 

Fraksion.com