AktualitetLife StylePolitikëTë fundit

“Balla çmallet me Ramën”, fotoja që po shpërthen rrjetin

Në koncertin e madh që u mbajt në Tiranë në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe çeljes së negociatave ishin të pranishëm qindra qytetarë.

Të pranishëm kanë qenë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama,  ambasadorja Yuri Kim së bashku me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, kabineti qeveritar etj.

Përveç fotove të tjera që qarkullojnë në rrjet, është bërë virale një foto e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Kamera është fiksuar tek kryeministri Edi Rama që përqafon kreu e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën.

Të dy bashkë janë përqafuar si kurrë më parë në koncertin e sheshit Skënderbej.

Fotoja ka marrë mjaft vëmendje dhe komentet pikante nuk mungojnë.

 

Fraksion.com