AktualitetPolitikëTë fundit

“Artan Lames i janë grisur letrat”, Hila: Disa i ka shërbimi i Genta Sulës. Meta do bënte mirë të…

Zhvillimet politike, inceneratorët si edhe tema më e nxehtë e politike e çështjes së Autoritetit të Dosjeve i cili publikoi emrin e Ilir Metës si të përfshirë në dosjet e Ish-Sigurimit, ishin tema në të cilat u fokusua emisioni “Open” këtë të enjte në News24.

Gjatë fjalës së tij Dritan Hila , i ndalur tek çështja e Autoritetit të Dosjeve u shpreh se beson se kjo nuk do të arrijë të qartësohet për publikun dhe se sipas tij do të kalojë e mjegullt.

Pjesë nga biseda në studio:

Dritan Hila: Është banale për ne si shoqëri por puna është që ne kemi udhëheqës banalë, që nuk dinë ta frenojmë. Qenia ish bashkëpunëtor i sigurimit apo jo, besoj është çështje institucionesh. Kjo çështje u intereson morali të shoqërisë në përgjithësi elitës, ish-të përndjekurve dhe vetë personave të implikuar. Meta do bënte mirë të na qetësonte të gjithëve të shkonte tek institucioni të kërkon dëshmi. Tani për dosjet, di që arkivat janë plaçkitur dy herë. Më pas futën duart të gjithë…Dosjet janë copë-copë.

Fatos Lubonja: Edhe janë zhdukur disa fare.

Dritan Hila: Nuk gjendet dosje. Këtu janë zhdukur prona, doli Artan Lame tha janë grisur letre…Këto dosje nuk janë në një vend të ruajtura disa i ka shërbimi i Genta Sulës. disa në Shik , është një mish-mash i madh. Nëse Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit i ka futur duart dhe i ka pastruar siç edhe ka të tjerë që i kanë pastruar. Besoj që kjo nuk ka për të qenë e lehtë për tu vërtetuar dhe nuk mendoj se do të vërtetohet, do të kalojë gjithçka në mjegull./BW

 

Fraksion.com