AktualitetTë fundit

Përplasje për fondet! Reagon kryebashkiaku i Vaut të Dejës: Protestat u nxitën nga rivalët politikë

Një ditë pas padisë nga disa fermerë në prokurori, kryebashkiaku i Vau Dejesit, Mark Babani i është përgjigjur në këtë mënyrë.

Ai thotë se pas kësaj çështje nuk janë hallet e fermerëve por qëndron deputeti demokrat Zef Hila, i cili çdo gjë e bën për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Ndërsa drejtuesit e bujqësisë në Shkodër thonë se fermerët protestues që ngritën padinë në prokurori, janë vetë fitues.

Fermerët fitues teksa pranojnë se e kanë marre naftën, kërkojnë nga ministria t’i ndihmojë edhe me subvencione të tjera.

 

Fraksion.com