AktualitetPolitikëTë fundit

Kim: Pishtari i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, më i shndritshëm se kurrë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, përcolli sot urimin për 100-vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ambasadorja Kim në postimin në Twitter u shpreh se edhe në ditët e errëta të diktaturës, shqiptarët trima e mbajtën flakën ndezur.

“Më 28 korrik 1922, SHBA dhe Shqipëria vendosën marrëdhënie diplomatike. Atë ditë u ndez një pishtar. Edhe në ditët e errëta të diktaturës, shqiptarët trima e mbajtën flakën ndezur. Sot, ai pishtar digjet më i ndritshëm se kurrë. Le të na ndriçojë rrugën përpara, së bashku, për 100 vitet e ardhshme! Mezi pres t’u bashkohemi miqve shqiptarë për evente speciale në Tiranë (përfshirë koncertin sonte në Sheshin Skënderbej) dhe të ndajmë mesazhe speciale nga miqtë amerikanë në Uashington dhe Dallas (qëndroni!). Gëzuar edhe 100!”, përfundoni ajo.

 

Fraksion.com