AktualitetPolitikëTë fundit

Joe Biden uron me një videomesazh shqiptarët: Do vazhdojmë të bashkëpunojmë me Shqipërinë për rrugën drejt BE

Biden uron shqiptarët në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

“Dërgoj urimet më të përzemërta për miqësinë jetëgjatë të SHBA-ve, ndërsa festojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona. Kur SHBA-të mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore u krijua një miqësi e përhershme e popujve tanë, një dashuri e përbashkët për lirinë dhe vlerat e demokracisë të cilat nuk u thyen kurrë edhe në dekadat e diktaturës.

Në të ardhmen SHBA-të do të vazhdojnë që të qëndrojnë pranë Shqipërisë, ndërsa vendi forcon institucionet demokratike, lufton korrupsionin dhe përmbushni udhëtimin për t’iu bashkuar BE. Uroj që dy kombet të vazhdojnë të ndërtojnë gjithçka kemi arritur së bashku dhe të ofrojmë një të ardhme më shpresëdhënëse për fëmijët tanë”, tha ai.

 

Fraksion.com