AktualitetPolitikëTë fundit

Yuri Kim: Nuk jemi lëkundur për mbështetjen e sovranitetit të popullit shqiptar

Në kuadër të vendosjes së 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, ambasada amerikane në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe Ministrinë e Jashtme ka organizuar një aktivitet për të vlerësuar marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Të pranishëm në aktivitet janë figura më të larat të shtetit shqiptar, kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryetari i grupit parlamentar në PD, Enkelejd Alibeaj. Ndërsa nuk ka asnjë përfaqësues të Rithemelimit të Sali Berishës, i cili është shpallur ‘non grata nga SHBA.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim në fjalën e saj përshëndetëse tha se ‘shumë gjëra kanë ndryshuar në 100 vite, ajo që mbetet e pandryshuar është se SHBA kurrë nuk është lëkundur nga besimi në një Shqipëri të pavarur dhe sovrane. Ne kurrë nuk kemi lejuar që të lëkundemi në besimin që kemi ndaj jush. Ne jemi krenar që mbështetëm aplikimin tuja në NATO.’

“Ishte një pishtar që u fsheh. Ne kemi nderin e madh të trashëgojmë atë pishtar dhe ta mbrojmë atë, ditë dhe natë që ai të ngrohë miqësinë mes popullit shqiptar dhe amerikan. Shumë gjëra kanë ndryshuar në 100 vite, ajo që mbetet e pandryshuar është se SHBA kurrë nuk është lëkundur nga besimi në një Shqipëri të pavarur dhe sovrane. Ne kurrë nuk kemi lejuar që të lëkundemi në besimin që kemi ndaj jush. Ne jemi krenar që mbështetëm aplikimin tuja në NATO. Krenar që jemi partner në Këshillin e Sigurimit dhe sërish krenar që këtë muaj t’u mbështesim edhe në integrimin e BE-së. Nuk jemi lëkundur kurrë për mbështetjen e sovranitetit të popullit shqiptar.’- tha Kim.

100-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Biden: Do mbështes Shqipërinë në luftën ndaj korrupsionit dhe forcimin e demokracisë! Kim: Nuk jemi lëkundur nga besimi për Shqipërinë sovrane

 

Fraksion.com