AktualitetPolitikëTë fundit

“Jemi baza politike e SHBA-ve”; Rama: Do thellojmë marrëdhëniet strategjike. Enveri luftoi 50 vite që….

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve me SHBA-në tha se pa SHBA-në mbase Shqipëria nuk do të ekzistonte.

‘Në këtë marrëdhënie ka hyrë në mes një histori e pangjashme me asgjë tjetër që ka përcaktuar edhe këtë nivel e thellësinë të marrëdhënies sonë me SHBA-në. Shqipëria është një vend i vogël, një vend që e ka të domosdoshme një aleat të madh dhe aleat më të madh dhe të fortë se SHBA as Shqipëria dhe askush tjetër nuk mund të gjejë dot.  Nëse do ta përfytyronim për një moment të vetëm rrugëtimin e këtyre viteve pa SHBA-në e marrim vetë me mend se çfarë do të ishte Shqipëria sot, gjithçka tjetër por jo një vend ku po zhvillohet një reformë thellë në drejtësi. Gjithçka tjetër kur vijon përpjekja për tu ndarë nga e shkuara.

Pa SHBA-në Shqipëri mbase nuk do të ekzistonte dhe pa SHBA-në Shqipëria sot nuk do të ishte as anëtare e NATO-s dhe as anëtare e Këshillit të Sigurimit. Pas SHBA-në Shqipëria nuk do të mund të përballej me të keqen dhe të shkuarën, e cila vijon të shfaqet para nesh nga forma në më të ndryshme. Deri tek hijet e së shkuarës më të errët komuniste, që mendojmë se i ka tretur e kaluar por sërish na dalin para. Tek ne nuk ka një forcë të mundshme anti-amerikane, por edhe kur ka mllef ndjenjë hakmarrje, jo ndaj SHBA-së por ndaj politikës së SHBA-së, kjo shfaqet në formën e një gare dashurie se kush e do më shumë Amerikën, madje sikur e duan më shumë dhe se BE. Nuk ka këtu një burrë që t’ja thotë SHBA-së në sy kur i dridhen gjunjët nga Reforma në drejtësi, apo se ka frikë të dalë nga shëtpia se e ka damkën në lule të ballit.’- tha Rama.

Kryeminsitri Edi Rama në fjalën e  tij u shpreh se është nder e privilegj që dy vendi ynë dhe SHBA ka një një marrëveshje strategjike, gjë që është propozuar nga Uashingtoni të thellohet. Rama u shpreh se fakti që Shqipëria është baza politike e SHBA është fiks gjëja që Enver Hoxha iu shmang 50 vite.

‘…Është nder e privilegj që kemi arritur kemi një marrëveshje. Kemi marrë një lajm nga Uashingtoni për propozim për thellim të marrëdhënies strategjike me SHBA.

Shqipëria është baza politike e shteteve të bashkuara në rajon është epiqendra është fiks gjëja që Enver Hoxha luftoi 50 vjet që mos të ndodhte dhe shkoi ndodhi në ekstremin e asaj që ai donte të bënte. Falë kësaj marrëdhënieve ne do ta ndryshojmë rajonin.’- tha Rama

 

Fraksion.com