AktualitetTë fundit

Ja drejtorët që shkarkohen në Policinë e Shtetit

Pas ngjarjeve të fundit kriminale vijnë disa ndryshime në Policinë e Shtetit.

Mësohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka firmosur disa ndryshime në Policinë e Shtetit ku ka shkarkuar nga detyra drejtorin e policisë kriminale, Tonin Vocaj.

Vocaj është zëvendësuar nga Neritan Nallbati, që ishte drejtues i policisë së Durrësit.

Ndërkohë Vocaj është emëruar zëvendës drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në vend të Albert Dervishajt.

Ndërsa Dervishaj mësohet se do të emërohet në Akademinë e Policisë.

Ndryshimet vijnë ndërkohë që së fundmi janë shënuar një sërë ngjarjesh kriminale në vend, me atentate të një pas njëshme.

 

Fraksion.com