AktualitetBota+Të fundit

Ish-portieri i Gjermanisë i pret garazhin fqinjit me sharrë elektrike se i zinte pamjen për liqenin

Jens Lehmann nuk ndryshon kurrë. Ish-portieri gjerman kishte një karakter të vështirë në fushë, por i tillë është edhe jashtë saj. Bild” raporton se 52-vjeçari ka humbur durimin. Ai ka marrë një sharrë elektrike dhe ka shkatërruar garazhin e një fqinji.

Shkaku? Ai pretendon se fqinji kishte ndërtuar një garazh të ri në tokën e tij, duke i zënë pamjet e mrekullueshme të liqenit Starnberg. Gjermani ka një pronë në liqenin Starnberg prej 15 vitesh. Ishte viti 2007 kur ai luante me Arsenal, ndërkohë që e bleu për 4.2 milionë euro.

Jens Lehmann

E përditshmja gjermane gjithashtu pretendon se Lehmann u përpoq të fikte një kamerë sigurie në mënyrë që të mos zbulohej. Kjo nuk është hera e parë që ai shkakton probleme në zonën ku jeton. Policia gjermane ka nisur hetimet për ngjarjen e ndodhur.

 

 

Lehmann u aktivizua gjatë karrierës së tij me klube si Arsenal, Milan, Schalke 04, Dortmund dhe Stuttgart, ndërkohë që mbrojti portën e kombëtares gjermane në 61 raste.

 

Fraksion.com