AktualitetBota+Të fundit

Forcat ukrainase pësojnë humbje në sulmin në Chernihiv

Ushtria ukrainase ka pësuar humbje pas një sulmi me raketa ruse në rajonin Chernihiv në veri të Ukrainës, ka raportuar agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine.

Granatimet goditën fshatin Honcharivske midis orës 05:25 dhe 06:30 të së enjtes, citon agjencia të ketë thënë një zyrtar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

“Rreth 20 raketa ranë në pozicionet e trupave tona,” thotë nënkryetari i drejtorisë kryesore të operacioneve Oleksiy Hromov.

Ai thotë se lëshimet janë bërë nga “zona e vendbanimit Zyabravka në Republikën e Bjellorusisë”.

“Ka humbje në mesin e personelit tonë, të cilat janë duke u sqaruar”, shton Hromov.
Ai thotë se sulmi raketor i mëngjesit të sotëm në rajonin fqinj të Kievit goditi një bazë ushtarake në Lyutizh, duke shkatërruar një ndërtesë dhe duke dëmtuar dy të tjera.

Hromov shton se sulmi përbëhej nga gjashtë raketa lundrimi Kalibr, njëra prej të cilave u rrëzua, e lëshuar nga zona e Detit të Zi.

 

Fraksion.com