AktualitetPolitikëTë fundit

“Zyrtari i lartë I.M. me dosje!”, Nikolla takon kryetarët e grupeve parlamentare

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ka thërritur mbledhje kryesie me kryetarët e grupeve parlamentare për t’i vënë në dispozicion dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit.

Aty flitet se një personazh me profil të lartë me inicialet I.M., që rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

BalkanWeb mëson se Nikolla do takojë kryetarët e grupeve parlamentare veçmas në orare të ndryshme.

Ndërkohë fillimisht Nikolla është takuar me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ku u njoh me informacionin që ka ardhur në Kuvendin e Shqipërisë nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

 

Fraksion.com