Tërmeti i fuqishëm godet Filipinet, 4 të vdekur
Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit me fuqi prej 7 ballë në ishullin Luzon në veri të Filipineve.
Instituti filipinas për vullkanologji dhe sizmologji tha se është ndjerë një lëkundje me fuqi prej 7 ballë në provincën Abra në veri të ishullit.
Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi 10 kilometra dhe 3 kilometra në veriperëndim të qytetit të Tayyum në provincën Abra.
Presidenti Ferdinand Marcos Jr. duke udhëzuar që ekipet e shpëtimit dhe ndihmës të shkojnë menjëherë në zonën e fatkeqësisë, tha se edhe vet do të vizitojë rajonin brenda ditës.
Ministri i Brendshëm, Benjamin Abalos, njoftoi se deri më tani në provincën Benguet kanë humbur jetën dy persona, një në provincën Abra, si dhe një në një provincë tjetër.
Gjithashtu u njoftua se 60 persona janë lënduar.
Ka shqetësime për rritjen e numrit të viktimave në tërmetin i cili ka shkaktuar dëme të mëdha në shumë vendbanime.
Fraksion.com